Albina Kelmendi dhe familja e saj janë përfaqësuesit e Shqipërisë në Eurosongun e këtij viti.
Festivali më i madh i këngës në Evropë këtë edicion do të zhvillohet me 9,11, dhe 13 maj në Liverpool të Britanisë së Madhe.
Shorti për radhitjen e performancave është hedhur së fundmi dhe Albina do të performojë në natën e dytë gjysmëfinale.
Shqipëria do të jetë në gjysmëfinale me Armeninë, Qipron, Danimarkën, Estonin, Greqinë, Islandën, Rumaninë, Australinë, Austrinë, Gjeorgjinë, Lituaninë, Poloninë, San Marinon dhe Slloveninë.

‘’Duje’’ u zgjodh si përfaqësuesja e Shqipërisë nga votat e publikut dhe këngëtarja nga Kosova do të bëjë histori në festivalin europian pasi është hera e parë që një familje marrin pjesë.



