Tuesday, February 17, 2026
spot_img

Latest Posts

Reagon për herë të parë nëna e Luiz Ejllit për “dasmën” dhe puthjen e parë me Kiarën

Mbrëmjen e djeshme Luizi dhe Kiara dhanë puthjen e shumëpritur. Më në fund dyshja Luiz-Kiara janë parë të puthen në dasmën që u organizoi Vëllai i Madh. Të dy ata u emocionuan dhe u përlotën pas puthjes që Luizi e kërkonte prej kohësh.

Çifti kërcyen bashkë, ndërsa gëzimit të tyre iu bashkuan edhe banorët e tjerë të shtëpisë më të madhe në Shqipëri.Të gjithë reaguan për këtë moment “historik” dhe një fjalë për të thënë e ka edhe nëna e Luiz Ejllit.

Miku i këngëtarit, Meridian Ramçaj, ka publikuar në Instastory një foto të shkëputur nga mesazhet që ka shkëmbyer me nënë e Luizit. Ish-banori i “BBV1”, i kishte dërguar asaj fotot nga “dasma” e Luizit dhe reagimi i saj ishte mesazh “U trashëgofshin”, shoqëruar me disa emoji plot dashuri.

Kështu iu jepet fund edhe të gjitha aludimeve që qarkullonin se Luizi nuk ka marrëdhënie të mirë dhe nuk flet me familjen e tij.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X