Jennifer Lopez dhe Ben Affleck janë çifti më i komentuar i mediave rozë.
Ata u filmuan në një moment siç duket aspak të këndshëm. Një video ku çifti dukeshin që kishin një tension u bë viral dhe njerëzit po mundohen ta dëshifrojnë se për çfarë po flasin. Pamja tregon një Affleck dukshëm të mërzitur duke folur me Lopez ndërsa ajo pi një gllënjkë nga pija e saj dhe bën kontakt të zgjatur me sy me të. “Nuk kam pirë asgjë, në rregull?”, është fjalia që supozohet se thuhet nga Ben në video.
Affleck ka qenë i hapur në të kaluarën për problemet e tij dhe trajtimin për varësinë ndaj alkoolit. Aktori u trajtua për herë të parë në vitin 2001. Sipas Newsweek, periudha e tij e fundit në rehabilitim ishte në gusht 2018, pas një ndërhyrjeje të organizuar nga ish-gruaja Jennifer Garner.
Ribashkimi dhe martesa e Jennifer Lopez dhe Ben Affleck u bë kryefjala e mediave rozë parë gjatë vitit që lamë pas. Dhe pse çifti janëshfaqur shumë të lumtur krahë njëri tjetrit në publik, ka pasur mjaft thashetheme se mes tyre gjërat nuk kanë shkuar dhe aq mirë.