Mërzia e Oltës dhe gjendja e saj e rënduar emocionale, ka shqetësuar thuajse të gjithë banorët.

Luizi i tregoi Amosit për sjelljen e Oltës mëngjesin e sotëm, e cila nga nervat theu filxhanin e kafesë, kur po bisedonte me Armaldon. Ai i tha Amosit se Olta shprehu dëshirën për të dalë, sepse ka një jetë jashtë, ka një karrierë dhe shumë gjëra të tjera që e presin.
Amos u ngrit nga tavolina dhe shkoi të bisedonte me Oltën. Tea e cila ishte e pranishme aty gjatë bisedës, i tha Luizit se dje e ndjeu rrezikun për të dalë nga shtëpia. Sipas saj, Bjordi ishte shumë pozitiv brenda, ndërsa shtoi se krahasuar me Luizin, perspektivat e saj janë shumë ndryshe. Isha e mërzitur se mos dilja. Kur u lexua emri im i parë që shpëtova, u mërzita që nuk dola. Kisha gjithë ditën dje që mendova çfarë do të bëja kur të dilja.



