Në kuadër të lojës së caktuar nga “Vëllai i Madh” në shtëpinë e “BBV” është organizuar një dasmë. Çifti që i “ka dhënë fund beqarisë” sigurisht ka qenë Kiara dhe Luizi. Ndërsa ata që ishin kundër kësaj dasme ishin Dea dhe Amosi. Teksa të tjerët ndodheshin në oborr duke kënduar edhe festuar, blogerja dhe aktori fillimisht u “fshehën” në dhomën e gjumit, dhe më pas i vëzhgonin dhe i komentonin nga larg. Në fakt “komentonin” ndoshta nuk do të ishte fjala e duhur për gjërat që dëgjuam, pasi ajo çfarë u tha ishte një horror i vërtetë.
Amos Muji Zaharia mund t’i quajë humor të zi, por deklaratat e tij janë të tmerrshme dhe të frikshme dhe për këtë bien të gjithë dakord.



