“Love Island”, një nga programet më të ndjekur në Britaninë e Madhe do të realizohet në vendin tonë nga Tv Klan.
Në një intervistë për Señal News, drejtori menaxhues i “Love Island” në ITV Studios, Arjan Pomper, u shpreh: “Shtrirja në 25 territore është një moment historik fantastik. Ky show i pëlqyer globalisht po thyen rekorde kudo dhe ne jemi vërtet të emocionuar që audienca në Shqipëri dhe Maltë do të shijojë sezonet e para lokale të ‘Love Island’ shumë shpejt!”

Ai zbuloi se Tv Klan ka blerë patentën për dy sezone dhe programi do të drejtohet nga Luana Vjollca. Sezoni i parë është planifikuar të transmetohet në pranverë të këtij viti. Revista Anabel bën të ditur se konkurrentët do të qëndrojnë në një nga vilat më të mëdha në Palasë.
“Love Island” (Ishulli i dashurisë) është një program i suksesshëm me një grup konkurrentësh, që jetojnë të izoluar nga bota e jashme në një vilë, të mbikëqyrur nga kamera.
Për të mbijetuar në vilë, banorët duhet të shoqërohen me një tjetër banor të vilës, qoftë për dashuri, miqësi apo para. Çdo banor që mbetet single, eleminohet. Konkurrentët mund të eleminohen edhe përmes votimit të publikut.



