Tuesday, February 17, 2026
spot_img

Latest Posts

“I kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar’’/ Arrestohet bashkëshorti i Arta Bajramit

Policia e Kosovës ka arrestuar dje një person të kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar. I njëjti ishte i dënuar me 10 vite burgim. Burime të “Indeksonline”, brenda organeve të sigurisë, bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Xhemajl Sekiraqën.

I njëjti dyshohet se ishte i involvuar në  vjedhje të orave luksoze “Rolex” në Bahrein. 43 vjeçari u arrestua në qendër të Prishtinës. Afterparty.al mëson se bëhet fjalë për bashkëshortin e këngëtares së njohur shqiptare, Arta Bajrami.

”Policia e Rajonit të Prishtinës po vijon punën e saj me qëllim kapjen e personave të implikuar në raste kriminale, veçmas ata të cilët janë dënuar me vendim gjykate si dhe janë shpallur në kërkim në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Në këtë drejtim veprimet operative të ndërmarra në funksion të angazhimit policor, dje kanë rezultuar me kapjen e të dyshuarit, të dënuar me dhjetë vite burgim.

Arrestohet bashkëshorti i këngëtares shqiptare - Showbiz dhe TV

Operacioni u krye në orët e pasdites së djeshme, në rrugën “UÇK” në Prishtinë, me ç’ rast u arrestua dhe u procedua më tej në përputhje me urdhër arrestin ndërkombëtar”

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X