Një video e Arbenitës duke realizuar një trend në Tik-Tok, mjaftoi që rrjeti të shpërthente nga lajmet për çiftin Fero-Arbenita.
Modelja postoi një video ku futbollisti i famshëm Neymar i kishte shkruar në Instagram, ndërsa pas videos u aludua se cifti ishte ndare.
Per ti dhene fund ketyre thashethemeve reperi postoi nje video nga chat-i i Arbenitës me Neymar.
Me krenari, ai tregoi sa besnike i kishte qëndruar partnerja e cila as nuk ia kishte hapur fare mesazhin futbollistit që i kishte dërguar një emoji që në nëntor të vitit të kaluar.
Kështu, Fero sqaroi me këtë video se të gjitha aludimet për ndarje nuk ishin të vërteta. Ata vazhdojnë të qetë jetën e tyre dhe nuk preferojnë së fundmi të japin tepër detaje për familjen në rrjete sociale.



