Përveç Luiz Ejllit, edhe Kiara Tito pati një debat mbrëmë me Amos Muji Zaharua. Moderatorja i tha aktorit se është njeri false dhe se kur banorët i thanë javën e kaluar që ai ka rënë në qetësi dhe nuk është aktivizuar fare në debate, ai menjëherë të nesërmen, “u zgjua”.
Por Amosi e kundërshtoi mendimin e Titos, duke i thënë se një gjë e tillë nuk është fare e vërtetë. Nga ana tjetër, Kiara përmendi edhe faktin që ai dhe Dea Mishel nuk morën pjesë në “dasmën” e saj dhe të Luizit.
Kiara u shpreh se Amos dhe Dea janë xhelozë, për faktin që ata nuk ishin në pozicionin e tyre.



