Historia e sëmundjes së rrallë të Luiz Ejllit ka prekur çdo shqiptar. Disa zgjodhën të mos e besojnë, por shumica qëndruan krahë Luizit dhe vazhdojnë ende ta mbështesin.
Luizi në fillim pohoi se vuan nga nje sëmundje e rëndë e mëpas e mohoi. Ndërsa analizat lanë pikëpyetje te shumë ndjekës.
Përgjigjen e kësaj pyetje e dha ish-konkurenti i Big Brother VIP, modeli Eni Tare, i cili ka qenë së fundmi i ftuar përballë moderatores Ester Bylyku, ne emisionin ‘Glamour Zone’.
‘Luizi nuk është sëmurë. Unë kam qëndruar shumë ditë pranë tij dhe nuk kam parë asnjë shenjë të ndonjë sëmundje. Fatmirësisht ai është shëndosh e mirë’ u shpreh Eni.
Në vijim modeli tha se momenti kur Luizi foli për sëmundjen i doli nga kontrolli dhe lëndoi Kiarën.
Ndër të tjera në intervistë, Eni zbuloi për herë të parë nese mes Kiarës dhe Luizit ka dashuri apo po luhet lojë.
‘Unë mendoj qe ka, i shikoje shumë afër me njëri tjetrin dhe shkojnë shumë mire bashke. Kur unë kam hyr ka qenë kjo situata e Luizit dhe Kiara ishte pak më e tërhequr, por Luizi ja arriti qe edhe pas asaj histori ti shkoj afër edhe e beri per vete edhe ti shprehi me vepra ndjenjat qe ai ka për te. Gjithashtu edhe Kiara po e ben mese miri edhe janë në rrugën e duhur.’



