Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë dy prej banorëve më të përfolur të momentit.
Dyshja kanë nisur një romancë dashurie brenda shtëpisë së Big Brother Vip, por shpesh mes tyre ka patur keqkuptime dhe debate. Teksa banorët flasin për rrugëtimin e tyre brenda shtëpisë dhe strategjitë, Luizi është shprehur që Kiara duhet të heqë dorë prej tij në mënyrë qëtë mos ketë përplasje me banorët e tjerë.
Moderatorja, nga ana tjetër është përgjigjur që kjo nuk ka për të ndodhur kurrë dhe se nuk do të heqë dorë prej tij.
Ai ka pyetur moderatoren se si do vepronte nëse ndonjë nga familja apo shoqëria nuk do e mbështeste lidhjen e saj me te.
Por, Kiara e siguroi se nuk ndikohet nga ta. Ajo u shpreh se beson se diçka e tillë nuk do ndodhë duke shtuar se vepron si e ndjen ajo.
“Nuk ka lidhje asnjë. Ato më njohin shumë mirë dhe më mbështesin sepse e dinë se unë nuk i afroj disa njerëz kot. Sepse e ndjej që janë njerëz të mirë. Për këtë jam e sigurt që e kanë kuptuar se unë nuk afroj këto njerëz kot. Nuk e besoj të thonë se ti nuk je për mua. Por, edhe po thanë “OK”. Nuk është se i kam pyetur ndonjëherë njerëzit. Ato më kanë thënë shumë herë për diçka mos e bëj dhe unë prap e kam bërë. Pyes 100 vetë dhe bëj siç ma ndje vetë.”-tha Kiara.



