Arta Nitaj, ka shprehur revoltën e saj për mbrëmjen e së shtunës në kuadër të spektaklit “BBVA”.
Kjo pasi mbrëmja ishte shumë e zhurmshme për shkak të mundësisë që iu dha Deas për të çuar në një televotim të dytë tre persona.
Ajo zgjodhi Luizin, Kiarën dhe Efin, ku kjo e fundit rezultoi e eliminuar pasi mori më pak vota.
Kjo zgjedhje e saj shkaktoi një “furtunë” në rrjetet sociale, ku shikues të shumtë të spektaklit kanë shprehur revoltën e tyre lidhur me këtë çështje.
Një reagim mbi këtë çështje e bëri edhe bukuroshja Arta Nitaj, e cila fillimisht bëri një status në InstaStory duke shkruar: “Kisha shkrujt diçka po më mirë jo”.

Më pas, ajo rishpërndau në InstaStory një shkrim kundër Deas, e cila ishte ajo që bëri zgjedhjen e shumë diskutuar
“Ka fituar testin e inteligjencës, At Zef Pllumbi ka vdekur 27 vjeç; Skënderbeu ka lindur në vitin 1956; Edhe Kosova kufizohet me Greqinë”, shkruhej në shkrimin e rishpërndarë nga Arta në InsatStory.




