Tuesday, February 17, 2026
spot_img

Latest Posts

Efi reagon për herë të parë pas eliminimit nga BBVA: “Para hienave, vijnë luanët”

Efi Dhedhes është eliminuar të shtunën nga shtëpia e Big Brother VIP Albania.

Ajo rezultoi më pak e votuara në një televotim të dytë gjatë mbrëmjes, ku të nominuar ishin ajo, Luizi dhe Kiara.

Pas daljes së saj, pati shumë reagime në rrjetet sociale, kjo pasi për të përzgjedhur të nominuarit, privilegji iu dha Deas, e cila ishte fituese e garës së inteligjencës

Efi të dielën bëri një shkrim të gjatë në rrjetin social Instagram, duke reaguar për herë të parë pas daljes nga “BBV”.

“Me kokën lart dhe buzëqeshje në fytyrë. Kështu nisi ky udhëtim për mua dhe kështu përfundoi. Faleminderit të gjithëve për mesazhet tuaja të përzemërta dhe për mbështetjen që keni treguar. Kjo për mua ishte një eksperiencë që nuk do e harroj kurrë. Hyra në Big Brother për të treguar një anë tjetër timen, që ju të me shihnit mua 24/24 orë pa asnjë lloj filtri, për të njohur atë Efin që përballë çdo gjëje, vendos të qëndroj e drejtë, zgjedh mos të heshti përballë padrejtësive dhe që nuk bën kompromise për karakterin dhe dinjitetin e saj. Para lojës, vjen humanizmi. Para hipokrizisë, vjen e vërteta. Para hienave, vijnë luanët”, ka shkruar Efi në Instagram.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X