Tuesday, February 17, 2026
spot_img

Latest Posts

Georgina Rodriguez bën urimin romantik për ditëlindjen e 38-të të Cristiano Ronaldos

Cristiano Ronaldo mbushi 38 vjeç të dielën dhe e festoi këtë festë me tre torta ditëlindjeje.

Ylli portugez postoi një foto në Instagram ku shihet duke festuar me familjen dhe miqtë, përfshirë partneren e tij Georgina Rodriguez dhe djalin e tij Cristiano Ronaldo Jr.

“Faleminderit të gjithëve për të gjitha mesazhet e ditëlindjes. Jam mirënjohës që e kalova ditën me familjen dhe miqtë e mi”, ka shkruar Ronaldo në një postim në Instagram.

Ndërkohë, nuk ka munguar as një urim i ndjerë nga ana e partneres së tij, Georgina, e cila postoi edhe një foto me yllin e futbollit.

“Ditë të lumtura për dashurinë e jetës sime. E dashuruar me ty dhe atë që jemi bashkë. Bekime”, ka shkruar 29-vjeçarja në urimin e saj.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X