Sunday, September 22, 2024
spot_img

Në 3-mujorin e ardhjes së tij në jetë, Dj Sardi zbulon portretin e të birit

- Advertisement -..

Pak muaj më parë Dj i njohur shqiptar Sardi Shehu dhe partnerja e tij Jonisa Sinorukaj, u bënë prindër për herë të parë. Ata mirëpritën një djalë që e quajtën Zais Denzel Shehu.

Sot i vogli ka bërë tre muaj nga ardhja në jetë dhe me atë rast Sardi ka ndarë një foto të ëmbël me të voglin në rrjetet sociale. Me të birin në krevat dhe vetë në gjumë, Sardi shkruan: “Ora 07:00. – Mami mendoj që ta zgjojmë babin se boll ka fjetur. Se u në bëra 3 muaj sot dhe tani është ora për të luajtur”.

Kjo është hera e parë që Dj i njohur ka publikuar portretin e të voglit. Sardi është hermetik dhe ka zgjedhur që rrjetet sociale t’i përdorë për të ekspozuar jetën profesionale dhe më pak atë personale.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X