Tuesday, February 17, 2026
spot_img

Latest Posts

Stresi: E kam parë në ëndërr se do jem fitues i BBVK

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Melisa Lleshi, gjatë ditës së sotme ka qenë në rolin e gazetares.

Në mesin e personave të intervistuar nga ajo ka qenë edhe reperi Arkimed Lushaj-Stresi.

Ai gjatë intervistës që zhvilluan brenda shtëpisë së famshme të Kosovës theksoi se ka parë ëndërr se është fitues i këtij formati.

“Në fakt, unë e kam parë në ëndërr që do të jem fitues. Më erdhi një kalë i bardhë që fluturonte dhe erdh në oborr nga lart. Por, kisha mbrapa një femër që nuk doja t’a shihte atë kalë dhe ia mbylla perdet dhe derën sepse nuk doja, ishte për mua ajo surpriza”, u shpreh ai.

Mes tjerash, 36-vjeçari ka thënë se ‘banorët nuk kanë arritur akoma ta prekin pikën e tij të dobët’.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X