Një ndër banorët e rinj në “Big Brother VIP Kosova”, Bruno ka marrë gjatë mbrëmjes së “Prime”-t një lajm të trishtë.
Përmes një letre, këngëtarit iu komunikua se gjyshja e tij ka ndërruar jetë. I përlotur nga ky lajm, Bruno u shpreh se ka pasur një lidhje shumë të veçantë me gjyshen e tij.
“Kisha një ndjesi që tre ditë. Kur po shikoja nëse hëna ishte e plotë apo jo, se besoj shumë në Zot, mu krijua një si maskë në formë mace po nuk më pëlqeu. Ndërsa sot kur po lutesha më bë sikur një fytyrë gjyshi shumë i lumtur dhe mendoja se ishte një mesazh shumë i mirë për mua. Ndjeva që diçka nuk po shkonte mirë”, u shpreh ai.
Në letrën e shkruar nga bashkëshortja e këngëtarit, ajo i kërkoi atij që të bëhej i fortë dhe ta vazhdonte lojën e shtëpinë e famshme.



