Atdheu shkaktoi menjëherë zhurmë me hyrjen e tij në “Big Brother VIP Kosova”, por rrugëtimi i tij ka qenë i shkurtër. Kjo pasi konkurrenti është eliminuar mbrëmjen e djeshme.
Ai u përshëndet me banorët, mes tyre dhe me Julianën. Dyshja u përqafuan dhe Atdheu i tha: Je më e fortë pa mua.

Nga ana tjetër Juliana u përlot nga largimi i tij dhe nuk i erdhi aspak mirë.




