Të martën, tre konkurrentë të rinj iu bashkuan shtëpisë së “Big Brother VIP” për të ndryshuar ujërat e lojës.
Vajza e Sabianit, Keisi Medini, u shpreh që në klipin prezantues se konkurrentja që simpatizonte më shumë ishte Kiara, duke u afruar menjëherë me të sapo hyri në shtëpi.
U duk sikur vajzat nisën një miqësi, mirëpo produksioni paska të tjera plane për Keisin. Në një video të publikuar nga Andrea tashme i njohur në rrjete sociale ku në tik tok numuron 300 mije ndjekës, nga informacione brenda Top Channel atij i kanë derguar voice message, duke treguar edhe planin që produksioni ka për Keisin.
Ajo është detyruar prej tyre jo vetëm të afrohet me Kiarën por edhe t’i bëjë pyetjen që do të prishë ekuilibrat e marrëdhënies së tyre: “Je e sigurt për lidhjen që ke me Luizin? Po sikur ai të ketë dikë tjetër jashtë?”
Si një person që e ka parë situatën nga jashtë, di çfarë bëhet në shtëpi dhe ka informacion për jetën jashtë të banorëve, është e pritshme që Kiara t’i besojë fjalëve të Keisit dhe të dyshojë për marrëdhënien e saj me Luizin.



