Wednesday, February 18, 2026
spot_img

Latest Posts

“A do të bëje të njëjtin nominim si Dea Mishel?”/ Ja si përgjigjet Efi

Zgjedhja e Dea Mishel që dërgoi në nominim Efin Luizin dhe Kiarën ishte sa befasueshme dhe e  pritshme.

Ajo që u eliminua ishte Efi, e cila fitoi një mbështetje të madhe nga publiku. Ndoshta nëse Dea Mishel nuk do ta dërgonte në nominim, Efi do të ishte ende brenda “Big Brother Vip.” Por, nëse Efi do të kishte të njëjtën mundësi si Dea, a do të vepronte njësoj.

“Jo, nuk do të bëja të njëjtën gjë sepse ajo nuk më konsideronte mua lojtare të fortë po ta mendosh sepse nuk e ka thënë ndonjëherë. Le të vinte në nominim lojtarët që vërtetë ajo i mendonte të fortë. Unë prandaj them që nuk do e bëja sepse mua nuk më pëlqen të konkurroj dhe të jem më e forta, ta di domethënë që fitorja është e imja. Për mua thjeshtë Dea ndjehej shumë e pafuqishme dhe nuk kishte se cfarë të bënte tjetër dhe në sytë e mi thjeshtë e shoh një njeri të pafuqishëm, asgjë tjetër”-tha Efi në “Wake Up.”

Mendon Efi se ky nominim ishte i menduar nga vetë Dea? “Shiko, nuk doja as të jepja një koment, unë e kam thënë që për mua aty ishin të gjithë karaktere të dobëta, të cilët i menaxhonte një person dhe asgjë më tepër”-tha ajo.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X