Cody Longo, i njohur për rolet e tij në “Days of Our Lives” dhe “Hollywood Heights”, ka vdekur në moshën 34-vjeçare.
Në një deklaratë për People, gruaja e Longo, Stephanie, dha lajmin për vdekjen e tij përmes një mesazhi emocional.

“Cody ishte e gjithë bota jonë. Fëmijët dhe unë jemi të shkatërruar. Ai ishte babai më i mirë. Do të na mungosh gjithmonë dhe do të të duam”, tha ajo.
Një anëtar i familjes i tha TMZ se trupi i Longo u gjet nga autoritetet në shtrat në një rezidencë në Austin, Teksas.
Longo luajti Nicholas Alamain – djalin e Carly Manning ( Crystal Chappell ) – në “Days of Our Lives” për tetë episode në 2011. Ai gjithashtu u shfaq në “Hollywood Heights”, “Make It or Break It” dhe “Nashville”.



