Reperi i njohur Getinjo dhe Vivien Thano ishin çifti i parë i krijuar në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”. Dyshja të cilët u njohën për herë të parë gjatë spektaklit nisën romancën e tyre dhe pse nuk arritën të shkonin deri në finale, gjetën dashurinë e njëri-tjetrit.
Disa javë më parë këngëtari vendosi të heqë dorë nga çmimi i madh ku u shpreh se qëllimi i tij ishte që njërëzit ta njihnin ndryshe dhe për të qëndrimit i kishte ardhur fundi.
Ndërsa Vivien vazhdoi dhe për disa javë lojën brenda shtëpisë së “BBV”, Getinjo e surprizonte shpesh herë partneren e tij duke i dërguar dhurata nga jashtë.
Pas eliminimit të saj gjatë spektaklit të së premtes, Vivien u shpreh në studio se nuk do të nisej për në Tiranë po për Ferizaj atje ku ndodhet dhe familja e Getinjos.
Gjithashtu Geti ka publikuar në InstaStory për herë të parë një foto ku shihet krahë Vivienit duke i vendosur imazhit emoji me zemra me ‘flakë’.




