Këngëtarja e njohur Vesa Luma duket se është e përfshirë gjithashtu në spektaklin e “Big Brother VIP Kosova” ku shpesh herë jep opinionet e saj në lidhje me ngjarjet që ndodhin brenda në shtëpi.
Gjatë postimeve në “InstaStory” artistja ka treguar se është një fanse e madhe e Juliana Narës ku ka kritikuar dhe disa prej banorëve për reagimet e ashpra kundrejt saj.
Sakaq një ndjekës/e e ka pyetur Vesën nëse do të merrte pjesë në “Big Brother VIP” ndërsa ajo është përgjigjur duke thënë se nëse çmimi i madh do të jetë 3 milionë edhe mund ta pranojë ftesën.
“A do të hyje ti në Big Brother”- e pyeti ndjekësi/ja.
“Me qenë shpërblimi tre milionë edhe mund ta konsideroj”– u përgjigj artistja.
Kujtojmë se këngëtarja, tashmë prej disa vitesh është shpërngulur dhe jeton në Zelandë të Re. Së bashku me bashkëshortin e saj, Big Basta, dhe djalin e tyre Lianin, familja kanë gjetur paqen dhe një jetë më të mirë në kontientin oqeanik.