Një deklaratë gjatë një intervistë të ish-konkurrentit të “Për’puthen”, Bruno Shemsho duket se është keqkuptuar duke bërë kështu xhiron e rrjetit.
Bruno ka treguar se momentalisht është në një lidhje dhe të gjithë aluduan se bëhet fjalë për Efi Dhedhes.
Shemsho ka reaguar menjëherë duke bërë një reagim në rrjetett sociale, ku i ka hedhur poshtë këto thashetheme.
Me anë të një postimi në instastory, ish-konkurrenti sqaron se është një lidhje me një person që nuk është personazh publik duke mohuar kategorikisht një raport të mundshëm me Efin.
“Po e shkruaj këtë status për të mos lejuar përshkallzimin e njëlajmi fake që po përhapet nga portalet. Unë nuk gënjej dhe nuk shpif e mbi të gjitha jam në paqe me veten për çka paraqes. Montazhi paraqitja nga media e asaj çka duan të nxisin turmë ne deleve për të reaguar në mënyre orgazmike është art më vete! Kjo lloj vëmendje mund t’i hyj në punë vec njerëzve pa cop intelekti, karakteri e sedre. Ndaj t’i bie shkurt. Jam i lumtur në një marrëdhënie por me dike që nuk është personazh publik.”– ishte deklarata e Brunos.

Dyshja ishin mjaft të pëlqter për publikun gjatë pjesëmarrjes së tyrenë programin e dashurisë por në fund secili prej tyre shkoi në drejtime të ndryshme.
Efi ka pranuar gjatë qëndrimit të saj në ‘BBVIP’ se po jeton një histori dashurie që është në hapat e para, duke mos e zbuluar kështu identitetin e partnerit për publikun.