Divorci i bujshëm i Shakirës dhe Piques pas 11 vitesh së bashku, u bë kryefjala e mediave në të gjithë botën për disa muaj me rradhë.
Së fundmi avokati Avokati Ramon Tamborero ka mbrojtur ish-futbollistin gjatë çështjes, teksa foli për La Vanguardia dhe zbuloi disa detaje.
Ai tregoi se aratë nuk kanë qenë asnjëherë shkak për konflikt mes ish-çiftit, por kujdestaria e fëmijëve.
Sipas tij, beteja ligjore zgjati 7 muaj dhe me takimin përfundimtar që zgjati 13 orë rresht në muajin dhjetor të 2022. Shakira ka dy fëmijë me Pique: Milan, 10 dhe Sasha, 8. Ata janë mu në mes të një beteje ligjore që ka përfshirë në një skandal edhe prindërit e Gerard Pique.
Në hitin e regjistruar me Bizzarrap, Music Sessions #35, Shakira përmend në tekst se si Pique e braktisi atë me prindërit e tij si fqinjë. Kjo krijoi një përçarje edhe më të madhe mes të dyve pasi dolën më shumë informacione për marrëdhënien e tmerrshme që këngëtarja kishte me prindërit e ish-futbollistit.
“Të dy kanë treguar inteligjencë të madhe. Kanë bërë një përpjekje të madhe për të mirën e fëmijëve të tyre. Mënjanë këngët, kërkonte një negociatë shtatë mujore. Marrëveshja ishte komplekse dhe kërkonte takime përgatitore. Takimi vendimtar para se nënshkrimi të zgjaste trembëdhjetë orë”-tha avokati.