Einxhel dhe Dagz janë bërë prindër për herë të parë pak muaj më parë.
Çifti kanë realizuar një lojë së bashku me Shpat Kasapin dhe partneren e tij Selvijen, ku janë vënë në garë se cili prej djemve do ndërronte më shumë pelena.
Pas kësaj ata i janë përgjigjur një pyetësori. Një ndër pyetjet ka qenë kuptimi i emrit që kanë përzgjedhur për djalin e tyre, Trev.
Einxhel ka shpjeguar edhe pse njerëzit e kanë marrë sikur është emër i huaj, në fakt është emër shqiptar.
“Trev është copa jonë, është bashkimi në një Kosovë-Shqipëri”, ka shpjeguar çifti, duke nënkuptuar se emri do të thotë që përmbledh pikërisht trevat shqiptare.



