Monday, November 25, 2024
spot_img

Misteri që po shokon botën! Kush po i mbron fëmijët nën gërmadha?

- Advertisement -..

Kërkimet për të nxjerrë njerëz të gjallë nga rrënojat në Turqi, vazhdojnë edhe pse shpresat janë të pakta. Ndërkohë 128 orësh nën rrënoja, ekipet e shpëtimit kanë arritur të nxjerrin të gjallë një foshnje.

Vogëlushi jo vetëm që nuk është i trembur, po siç shihet në videon që është bërë virale ai shfaqen duke qeshur.

Njerëzit të voglin që jep shpresë për të tjerët e kanë cilësuar si hero.

Edhe shumë foshnja të tjera janë shpëtuar nga rrënojat dhe janë dërguar në Ankara për mjekim, teksa autoritetet nuk kanë mundur të gjejnë apo kontaktojnë asnjë të afërm të tyre.

Historia e një vajze 6-vjeçe të shpëtuar nga rrënojat e tërmetit në Hatay të Turqisë është bërë virale në mbarë botën.

Mediat turke kanë publikuar historinë 6-vjeçares, e cila tregoi se është ushqyer nga një burrë me rroba dhe mjekër të bardhë gjatë ditëve që ka qëndruar nën rrënoja.

E pyetur nga një gazetar nëse kishte pasur uri gjatë qëndrimit prej tre ditësh nën rrënoja, ajo u përgjigj duke thënë se kishte ngrënë. Ajo çka e vërteton historinë e të voglës, është fakti se analizat tregojnë se trupi i saj ka pasur proteinat e nevojshme.

Ndërkohë, numri i viktimave nga tërmeti tragjik i së hënës në Turqi dhe Siri i ka kaluar 37 mijë.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X