Dedikim i Dagzit për Einxhel, nuk kishte si të mungonte në ditën e të dashuruarve.
Çifti simpatik që para 2 muajsh janë bërë prindër për herë të parë dhe janë një nga çiftet më të dashura të publikut dhe ndër më të përfolurit.
Dj i njohur ka befasuar prezantuesen me një buqetë me lule dhe vëmendje mori dedikimi dhe fjalët ë ëmbla, por nuk munguan as shakatë tipike të Dagzit. ‘’E di që çdo ditë e kemi Valentin ne, por i pash lulet me ofertë thash pse mos ta shfrytëzoj he he. P.S Gjithë lulet e botës më duken pak për ty. Të dua’’, ka shkruar Dagz ndërsa ka qenë Einxhel ajo që e ka ndarë me ndjekësit e saj të shumtë.





