Saturday, December 6, 2025
spot_img

Latest Posts

Humb jetën në moshën 29 vjeçare reperi shqiptar Sin Boy, ish i dashuri i Rina Balaj

Një ngjarje e pazakontë po ndodh me reperin me origjinë shqiptare Sin Boy.

Pak ditë më parë në rrjet qarkulloi një foto e tij, ku dukej i shtrirë në një ambulancë, me një maskë oksigjeni.

Pas kësaj, ditën e sotme një lajm tragjik, i cili ende nuk dihet sa i vërtetë është, ka bërë xhiron e rrjetit. Sipas disa mediave, shqiptare dhe të huaja, reperi ka ndërruar jetë në një spital të Kosovës, si pasojë e mbidozës.

Pas këtyre lajmeve, në profilin zyrtar të Instagramit të tij është bërë një postim ku thuhet se lajmi tragjik, fatkeqësisht është i vërtetë.

“Për fat të keq thashethemet janë të vërteta por mediat po sabotojnë Sin Boy edhe në këto momente. Ai nuk është larguar sepse do të jetojë përgjithmonë përmes muzikës së tij. 1994- Përgjithmonë,”- thuhet në postimin në faqen e tij.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X