Thursday, February 19, 2026
spot_img

Latest Posts

Një detaj shumë i bukur në veshjen e Kiarës që ka lidhje me Luizin që kaloi pa u vënë re

Mbrëmja e djeshme ishte padyshim një ndër më të bukura e këtij “Big Brother” e mbushur plot me emocione të bukura dhe dashuri. Luizi suprizoi Kiarën në këtë Shën Valentin me një këngë dedikuar saj.

Por nga ana tjetër, edhe pse kaloi pa u vënë re, edhe Kiara kishte bërë një “dedikim” për Luizin.

Në fustanin e saj të kuq, që e mbante veshur mbrëmjen e djeshme gjatë spektaklit, në anën e majtë të tij, ishte qëndisur shkronja L. Një dedikim ky pikërisht për dashurinë e saj.

Edhe pse Kiara nuk e vuri në dukje gjatë spektaklit, jemi të sigurtë që në momentin që fustani ka mbërritur në shtëpi, se bashku me Luizin e kanë parë këtë detaj kaq të vogël por domethënës. Dhe gjithashtu jemi të sigurtë edhe për lumturinë e këngëtarit pasi ka parë atë dedikim.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X