Këngëtari i njohur, Altina Shira ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake Up”. Teksa ka shprehur hapur mbështetjen e tij për Luizin në Big Brother Vip, artisti ka treguar dhe se si ndikoi në jetën e tij, pjesëmarrja në “dasmën” e Luizit dhe Kiarës.
Sipas tij kjo gjë i ka shtuar popullaritet dhe pëlqim akoma më të madh tek publiku. Gjithashtu, Altini shtoi se ka marrë më shumë komente pozivite se asnjëherë më parë në rrjetet e tij sociale.
“Kam marr komente më të mira. Në Instagram dhe në faqen time kam marrë komente të mira dhe para se me dal me këndu aty. Unë dasma kam pasur gjithmonë dhe koncerte, unë atë punë kam. Por, ka pasur intensitet më tepër. Një ditë u fokusova duke i parë, se ne nuk kemi shumë kohë, po i shikoja aq sa mundem, absolutisht asnjë koment negativ, vetëm pozitiv”, ka treguar Shira.
I pyetur nëse do e provonte “Big Brother Vip” si eksperiencë, Altini tha se e ka refuzuar kërkesën pasi ftesa i ka ardhur muaj më parë.
“Më erdhi ftesa, kam qenë te emisioni ‘E diell’. Më erdhi ftesa zyrtare por nuk rri dot brenda.”



