Pas përfundimit të “Prime”-t, Olta dhe Ermiona kanë debatuar me njëra-tjetrën në dhomën e gjumit.
Shkak u bë ankesa e aktores e cila tha se në dhomën ku fle këngëtarja vjen era këmbë.
Gjatë debatit, Ermiona i jep informacion nga jashtë Oltës duke i thënë se ‘njerëzit jashtë nuk të pëlqejnë kështu’. Mirëpo kjo gjë bëri që Olta të insistonte për të ditur më shumë duke e pyetur vazhdimisht: ‘A nuk më pëlqejnë? A nuk kam fansa jashtë?’.
Nga ana tjetër Bledi këshillonte Ermionën që të mos fliste më shumë oasi pi jepte informacione nga jashtë.
Pjesë nga biseda:
Ermiona: Është ofenduese ajo që ke thënë. Në vend që të thuash më fal të gjithëve këtu, ti bën kështu si kryeneçe kot
Olta: Nuk bëj kot, unë jam kryeneçe
Ermiona: Po mirë atëherë, vazhdo se e ke shumë mirë kështu, se gjithë njerëzve atje jashtë je duke u pëlqyer shumë
Bledi: Jo me këto
Olta: S’janë?
Ermiona: Jo pra
Olta: Nuk më pëlqejnë?
Ermiona: Jo fare, me këto sjellje kështu. Ja po ta them
Olta: Nuk kam fansa fare atje jashtë? Nuk më pëlqejnë ata jashtë?
Bledi: Jo me këto informacione



