Thursday, February 19, 2026
spot_img

Latest Posts

“Unë do kthehem prapë 60 kg, po ju ça do i bëni shpirtit tuaj të zi”, Einxhel u pëgjigjet atyre që e kritikuan për peshën

Einxhel Shkira ka bërë paraqitjen e saj të parë televizive që kur u bë nënë.

Moderatorja e njohur dhe partneri i saj Dj Dagz ishin në një paraqitje ekskluzive në “Zemër Luana”.

Krahas argëtimit dhe kënaqësisë që solli Einxhel me natyrën e saj të pa komplekse, nuk munguan fatkeqësisht komentet për peshën e saj pas lindjes.

Atyre ajo ka vendosur t’u përgjigjet në mënyrën më të bukur duke bërë një paralele me Adriana Limën, e cila pas lindjes me disa kilogramë më shumë ishte paraqitur në pasarelë por nuk ishte gjykuar.

“Po ti je Adriana Lima o motër të falet se je super modele. Ke bërë palestër gjithë jetën ke mbajtur linjat. Kurse mua s’më falet se Shqipëria ka standarde. Thuaj që shyqyr nuk je modele këtu se do të kishin lënë pa bukë.”Einxhel ka dhënë mesazhe të bukura për të gjitha nënat e reja që kalojnë në këtë fazë dhe ndryshime pas sjelljes në jetë të fëmijës.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X