Friday, February 20, 2026
spot_img

Latest Posts

Ishte mbështetësi më i madh i Oltës brenda shtëpisë, por ja kë po mbështet fuqishëm Amosi tani

Tanimë si ish-banor i “Big Brother Vip”, Amos Zaharia po tregon mbështetjen e tij për një nga banoret që ndodhet brenda shtëpisë.

Të gjithë mund të mendonin se është mikesha e tij e ngushtë Olta Gixhari, por në fakt bëhet fjalë për Dea Mishel. Që ku ka dalë nga “Big Brother Vip”, Amosi ka ndarë shpesh në rrjetet e tij sociale foto dhe momente me Dean për të shprehur mbështetjen e tij për të, ndërsa kanë munguan postimet me Oltën, të cilën e ka mbështetur në çdo hap kur ka qenë brenda shtëpisë.

Amos Zaharia vijon të jetë aktiv me intervistat dhe deklaratat e tij. Në një intervistë të dhënë pak kohë më parë, aktori tregoi se u “dorëzua” nga loja në momentin që sipas tij, kuptoi që “lufta” e tij për parimet nuk po dëgjohej. Ai tregoi se ka tentuar disa herë të largohet nga shtëpia, por është “ndaluar” nga produksioni.

“Kam shkuar në dhomën e rrëfimit disa herë dhe kam thënë “dua të dal, nuk rri dot më”. Por, aty ke një produksion që të sheh si një investim dhe përpiqet të të mbajë sa më gjatë”– tha Amosi.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X