Friday, February 20, 2026
spot_img

Latest Posts

Sam Smith sulmohet verbalisht nga një grua në New York

Sam Smith ka marrë shumë reagime për performancën ‘demonike’ të këngës “Unholy” së bashku me Kim Petras në ceremoninë e ndarjes së çmimeve ‘Grammy Awards 2023’.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, këngëtari britanik mund të shihet duke u sulmuar verbalisht me fjalë nga më të ulëtat nga një qytetare, e cila e ka quajtur ‘bastard demonik, i shtrembëruar, i sëmurë’.

“Sam Smith i përket ferrit”, dëgjohet gruaja duke i bërtitur këngëtarit me fjalët: “Lëri fëmijët të qetë o i sëmurë”.

Gjatë performancës raciste të këngës së tyre hit, Petras dhe Smith – u shfaqën në ‘Grammy Awards 2023’ të veshur me material latex të kuq të rrethuar nga kërcimtarë me kamxhik dhe brirë, duke përfshirë Smithin, kapela e sipërme e të cilit ishte stolisur me brirë djalli.

Gruaja i bërtet vazhdimisht këngëtarit, ndërsa të tjerët ecin rreth tyre, shkruan DailyMail.

Smith në një moment duket se ka nxjerrë telefonin e vet dhe e ka regjistruar gruan.

Këngëtari i hitit “Stay With Me” më pas vazhdon të ecë ndërsa gruaja irlandeze e paidentifikuar e ofendon atë në mënyrë të vazhdueshme.

Smith shfaqet i patrazuar teksa ecën pranë gruas si të tjerët rreth saj.

Një burrë tjetër mund të dëgjohet duke e kundërshtuar atë, duke bërtitur se e do Smith dhe muzikën e tij.

“Më pëlqeu albumi i parë”, bërtet burri.

Ndërsa gruaja bërtet “Sam Smith është një pedofil”, burri i përgjigjet “thashethemeve”.

“’In the Lonely Hours’ është albumi im i preferuar”, bërtet burri, duke kundërshtuar gruan ofenduese.

Videoja përfundon me gruan duke i bërtitur me fjalët “Je i keq” këngëtarit të hitit “How Do You Sleep” teksa ajo shihet duke nxjerrë qafën jashtë.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X