Friday, February 20, 2026
spot_img

Latest Posts

“A të mungon Kiara” fansat provokojnë Butrint Imerin në koncert

Këngëtari Butrint Imeri ka mbajtur një koncert me rastin e 17 shkurtit në Brescia të Italisë.

Ai ka performuar para fansave të tij shqiptarë në Itali, këngët e tij më të suksesshme ndër vite.

Butrinti kohëve të fundit është kthyer në një prej personazheve më të përfolur ditëve të fundit në media, kjo pasi ish-e dashura e tij Kiara Tito është futur në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.

Gjatë qëndrimit në këtë shtëpi, ajo ka krijuar një lidhje me këngëtarin shkodran Luiz Ejlli, i cili njihet si një prej konkurrentëve më të fortë në BBVA.

E kur jemi te Kiara, pikërisht në koncertin e fundit fansat kanë bërë një pyetje mjaft provokuese për këngëtarin nga Kosova.

Në videot e publikuara në rrjetet sociale, mund të shihet se si ata kanë shkruar në telefon pyetjen “A të mungon Kiara”.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X