Friday, February 20, 2026
spot_img

Latest Posts

U raportua e zhdukur aktorja e njohur turke, Cansu Dere shihet për herë të parë në publik

Një tërmet i fuqishëm goditi Turqinë më 6 shkurt duke lënë mijëra persona të vdekur, shumë të tjerë të lënduar e të zhdukur.

Edhe aktorja e famshme e serialeve turke, Cansu Dere ishte një nga emrat që u raportua e zhdukur nga tërmeti.

Media të shumta ndërkombëtare raportuan për zhdukjen e yllit të “Megnificent Century”.

Por ky lajmi u përgënjeshtrua menjëherë nga gazetarja Birsen Altuntas, e cila pohoi se aktorja turke gëzonte shëndet të plotë dhe ishte e angazhuar krahas kolegëve të saj për t’u ardhur në nevojë personave të dëmtuar nga kjo tragjedi kombëtare.

Se aktorja është gjallë e mirë u vërteta edhe përmes një videoje të publikuar së fundmi që ka mjaftuar për t’i dhënë fund të gjitha dyshimeve.

Aktorja 42-vjeçare në video shihet në një qendër për shpërndarjen e ndihmave për personat e prekur nga tërmeti së bashku me yjet e tjera të kinematografisë turke si: Burcu Biricik, Pınar Deniz dhe Kaan Yıldırım.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X