Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.
Tashmë vjen dhe emisioni që i dedikohet drejtpërdrejtë personazheve më të komentuar të momentit. Banorët e “Big Brother VIP” do të bëjnë një program të mirëfilltë radiofonik nga shtëpia më e vëzhguar dhe më e famshme në Shqipëri gjatë ditës së sotme. Aty Top Albania Radio ka ngritur një studio radiofonike.
Gjatë emisionit të radios të moderuar nga Kiara u fol më tepër mbi marrëdhënien e Kiarës dhe Luizit nga ku Luizi tregoi ndjesitë e para.
Si do të veprosh në këtë fazë të lojës?
Në këtë fazë nuk do të jetë më në kuadër të lojës sepse kjo e djeshmja doli komplet parashikimeve, pasi Olta ka thënë unë nuk dal kunder çifteve dhe nominoi Luizin dhe Kiarën.



