Ermiona Lekbello është bërë pjesë e shtëpisë së ‘Big Brother VIP Albania’, duke mos pasur asnjë informacion për banorët. Kështu deklaroi sot vajza e saj, Elisa, në një lidhje me ‘Skype’ në ‘Big Brother fan Club’. Elisa tregoi se mamaja e saj është vetvetja dhe nuk po ndjek asnjë strategji.

‘Mami ka hyrë në një lojë po nuk po bën lojëra, është vetvetja. Kështu është dhe jashtë shtëpisë, është 100% vetvetja. Nuk po bën lojëra, nuk ka strategji, nuk e ka në karakter, është njeri i vërtet, kur e ka thënë mbase ka hyrë jo nga fillimi dhe kjo është një sfidë me vetveten. I bën shumë mirë të rrijë aty në shtëpi.’
Për sa i përket konkurentit të preferuar, Elisa konfirmoi zërat: Edhe ajo mendon se Ermiona favorizion Luizin si konkurrent, duke shtuar se kur ka pëlqim për një person, e tregon.
‘Nuk e shikonte më para, unë fillova ta shikoja live se e kuptoja si shikohet. Edhe mami nuk e ka parë më para, po mamit kur i pëlqen një njeri duket. Opinioni është se i pëlqen Luizin, do të thotë se i pëlqen’.



