Sot po zhvillohet “Big Brother Radio”, një partneritet mes BBV dhe Top Albania Radio. Banorët po diskutojnë tema të ndryshme të cilat i prekin, nga dashuritë, flirtet, ngacmimet e deri te debatet e forta. Por çfarë i mungon shtëpisë së BBV sipas tij?!
I mungon një doktor kësaj shtëpie. Për situatat që ndodhin. Edhe doktor, edhe psikolog do ishte mirë. Është një shtëpi që na përfaqëson në fusha të ndryshme, për mënyrën si duhet të përshtatemi në këtë shtëpi, t’i tregojmë shqiptarëve që edhe para kamerave në të përfaqësojmë sa më dinjitozë veten në kuadër të lojës. Të gjitha banorët që janë këtu kanë karakteristika të ndryshme dhe besoj se përfaqësojnë me dinjitet vetet e tyre.



