Friday, February 20, 2026
spot_img

Latest Posts

Luana Vjollca nuk i shpëton pyetjes për arsyet e dorëheqjes nga Top Channel, ja çfarë tha moderatorja

Puntata e fundit në spektaklin “Zemër Luana” në Tv Klan ka patur shumë surpriza ashtu si çdo e dielë tjetër.

Luana nuk u ka shpëtuar as pyetjeve të sikletshme për dorëheqjen që ka dhënë kohë më parë nga një tjetër televizion.

Mbrëmjen e sotme autorja dhe moderatorja Luana Vjollca, ka provuar për herë të parë sfidën ‘Në gojë të Luanit’ ose ndryshe ‘xhunglën’ e këtij programi, ku u është përgjigjur pyetjeve të forta, një ndër to pyetje ka qenë: “Luana, zakonisht lëvizjet mediatike bëhen për një jetë më të mirë, por lëvizja jote nuk u kuptua asnjëherë…Ndonëse realizove menjëherë një sezon të suksesshëm në Tv Klan, njerëzit ende kanë një kuriozitet që është: arsyeja pse more vendimin për t’u larguar nga televizioni Top Channel ku ishe një nga imazhet më kryesore dhe kishe emisionin më të mirë e të përfolur asokohe në atë televizion, ndaj ne sonte në “Zemër Luana” duam të dimë arsyen e vërtetë të dorëheqjes! Përgjigju me valle ose lahu në halle”!

Madje kjo pyetje ka qenë edhe një nga pengjet e kapitenit të ‘luanëve të verdhë’, Olsi Bylyku, ndonëse Luana sërish nuk ka dhënë një përgjigje por zgjodhi të bëhet pis nga ‘goja e Luanit’ i cili i ka dhënë kokrra kafeje. Ama diçka që u zbulua është fakti se ndonëse është përfolur për largim, në të vërtetë drejtuesja e ‘Zemër Luana’, Luana Vjollca ka zbuluar për herë të parë se ka dhënë dorëheqjen nga televizioni ku punoi për plot 15 vite.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X