Friday, February 20, 2026
spot_img

Latest Posts

Cili ishte mesazhi i koduar që Luizi mori nga fansat?

Protagonisti kryesor i këtij “Big Brother Albania Vip”, Luiz Ejlli po thyen rekord dhe sa i përket numrit të dronëve që i kanë mbërritur nga fansat mbi shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Paraditen e djeshme i ka mbërritur një dron me një mesazh “të koduar” për të.

“Luiz, shqiptarët të kanë zemër. Big Luiz Albania” shkruhej në pankartën e dronit që mbërriti dhe në shtëpinë e BBV, shoqëruar me foton e Luizit dhe Kiarës.

Por, çfarë ka kuptuar Luizi nga ky shkrim?

Pak ditë më parë, teksa po bisedonte me Kiarën, Luizi i tha asaj se nëse eliminohet dhe del nga shtëpia, në “prime-n” e radhës kur të jetë në studio ajo t’i thotë këngëtarit “të kam zemër” nëse është i pari nga mbështetja e publikut dhe “të dua” nëse nuk është ashtu siç duhet.

Ai ka qenë në oborr në momentin kur ka mbërritur droni, por nuk dihet nëse e ka lexuar apo jo tekstin e plotë që shkruhej në pankartën e dronit.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X