Friday, February 20, 2026
spot_img

Latest Posts

‘Jam ngacmuar seksualisht kur isha 5 vjeçe’, Melisa rrënqeth me historinë e saj

Mbrëmjen e djeshme në prime BBVK, Melisa ka rrënqethur me historinë e saj. Ajo ka treguar mes lotësh se është ngacmuar seksualisht kur ka qenë 5 vjeçe dhe ka shtuar se fatmirësisht nuk është përdhunuar.

E njëjta ngjarje i ka ndodhur dhe disa vite më vonë, duke bërë që ajo të ishte shumë rëndë psikologjikisht. Melisa ka shtuar se ndjente sikur nuk e meritonte të jetonte dhe ka tentuar ta lëndojë veten.

“Kam shkuar te psikologu, kam marr ilaçe. Si për gjëra shumë të vogla e për gjëra shumë të mëdha, unë ndihesha fajtore. Fillova ta lëndoja veten, e shihja që po mbyllesha sa më shumë në vetvete, sa më shumë shihja që njerëzit nuk po më kuptonin aq më shumë u mbyllja në vetvete deri në atë pikë që kam menduar se nuk e meritoj të jetoj. U verbova komplet dhe u mbylla shumë më shumë sa harrova shumë gjëra. Doja të thoja shumë gjëra, po nuk po dija ça të thoja. Më vinte turp të thoja që nuk po mbaja mend. Më ishin zhdukur 15 vite të jetës time në memorie. Jam mbyllur në shtëpi dy javë dhe nuk doja t’i thoja askujt, mendoja se mundem vetë, pse të bezdis dikë. Mendoja për gjysmë viti se unë e kisha kaluar vetë këtë gjë derisa munda të bëja një trajnim dhe përgjatë këtij trajnimi m’u kujtuan së pari gjërat më të këqija, thoja a po ma shpik truri mua apo realisht kështu është kur fillonin vinin mosha, njerëzit, fytyrat,vendet….edhe m’u kujtua që kur kam qenë 5 vjeçe unë jam ngacmuar seksualisht dhe kur po i mendoj tani të gjitha momentet që thjesht një mashkull plot epsh që nuk e shihte një fëmijë, thjesht një fëmijë. Falë Zotit nuk jam përdhunuar por ama prapë nuk është aq e lehtë. Edhe prapë kam menduar pse me e thënë, pse duhet të bëj sherr, është gjë që kalon. Por kur ka ndodhur për herë të dytë, kur kam qenë më e rritur, kjo ka qenë arsyeja pse kam ikur të jetoj vetëm. Ndjej sikur të gjithë po më shohin veç në atë mënyrë edhe më dukej sikur okay unë nuk u përdhunova falë Zotit, po pse po më ndodh e njëjta situatë prapë, me moshatarët e mi? Më dukej sikur jeta po e rregullonte që një ditë të më ndodhte ajo gjë, në mos sot nesër. Aq shumë gjëra të tmerrshme më janë kujtuar sa të betohem, betohem, që di të them për çdo vit nga një gjë të keqe. Nuk kam fol kurrë, thoja jam lënduar unë kaq, rëndësi ka të mos lëndohet dikush tjetër nga kjo gjë. Unë familjen time e kam shumë të shenjtë dhe gjithmonë e di sa shumë kam vuajtur. Jam munduar të jap maksimumin tim për ta, çdo gjë në jetë e kam bërë për to. Nuk mundja unë mos të çohesha në këmbë për to. Po në fakt u vrava më keq, u bëra shumë më shumë keq. Pse mos t’i japë njeriu forcë vetes për sa je në jetë? Gabimet e tjerëve nuk të përcaktojnë ty për sa kohë ti je në rregull, ti nuk ke bërë diçka gabim, nuk je ti ajo që iu ke ra në qafë tjerëve. Kam menduar gjithë jetën time se të gjithë janë të mirë, thjesht dikush do më shumë durim, dikush më pak për ta nxjerrë të mirën. Unë nuk dua të mendoj më a i kam thënë vetes që ata njerëz janë të këqijn, dua të mendoj se e kanë bërë nga padituria. Dua të mendoj se thjesht nuk kanë ditur, thjesht padashje, çdo gjë ama pse duhet ta brengos më shumë veten me inatin kundër tyre kur mundem thjesht m’i lënë të ikin?”, ka rrëfyer Melisa mes lotëve me ngashërim.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X