Luiz Ejlli po merr mbështetje të madhe nga publiku, e mes tyre edhe nga shumë emra të njohur të showbiz-it. Një prej të cilave ka shprehur vazhdimisht mbështetjen për Luizin është këngëtarja Dafina Zeqiri.
Suportin për Luizin ajo e ka treguar në rrjetet e saj sociale duke postuar cdo Prime foto të Luizit në Instastory. Së fundmi, Dafi ka shkuar përtej kësaj.
Këngëtarja ka nisur të komentojë në postimet që bëhen në profilin e Luizit në Instagram. Në foton e fundit ajo ka lënë komentin e saj:
“Më i miri! Pikë”

Ashtu sic edhe pritej, komentet negative nuk kanë munguar dhe një ndër to ishte një adresë fallco e cila i bënte replikë Dafinës.
“Ke vënë pikçuditese”

Në këtë pikë Dafina nuk “ja përtoi” t’i kthentë përgjigje sic ajo di. Personin që bëri komentin në fjalë, ajo e krahasoi me Olta Gixharin. Të gjithë e dimë që deri më tani aktorja është kundërshtarja më e frotë e këngëtarit.
“Ok Olta”, shkroi Dafina teksa ka etiketuar profilin që la komentin.




