Saturday, February 21, 2026
spot_img

Latest Posts

Olta debaton ashpër me Kiarën: Je egoiste!

Loja e fundit, ku banorët e Big Brother janë ndarë në dy grupe dhe janë lidhur me litar ka sjellë debate.

Duke qenë se banorët nuk mund të zgjidhen nga litari pasi humbasin lojën, janë të detyruar që të bëjnë të njëjtat veprime.

Por kjo ka ngjallur debate midis dy vajzave. Moderatorja i kërkoi gupit të saj të ngrihenin pasi kishte nevojë që të shkonte në tualet.

Kjo gjë solli reagimin e Oltës e cila u bezdis pasi e zgjuan nga gjumi. Sipas saj Kiara e bëri këtë gjë nga inati pasi nuk ngrihet kurrë aq herët për të shkuar në tualet.

Debati mes tyre:

Kiara: Po më bëni të ndihem shumë keq sepse realish nuk doja tju zgjoja po më dhimbte shpirti, ky është muhabet shumë i ulët dhe nuk dua ta diskutoj më sepse nuk ka si çohet njeriu kastile më mes të natës të zgjoj dhe veten dhe të tjerët

Olta: Moj të pyeta çfarë lidhje ka

Kiara: Më the e ke bërë kastile dhe është shumë e shëmtuar si mund ta thuash

Olta: Po se nuk je zgjuar kurrë…Ti je egoiste tani, ja do bësh cicin okej shumë mirë u zgjuam, tani unë dua të shtrihem dhe ti do të shkosh te dielli. Kjo është egoiste

Kiara: Nëse shumica votojnë që duan të shtrihemi tani unë shtrihem se kjo është ideja e gjithë grupit

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X