Ditën e djeshme në mënyrë krejt të papritur, këngëtarja Valbona Mema u detyrua të largohej nga shtëpia e “Big Brother VIP”, pasi ju komunikua në dhomën e rrëfimit se një pjestar i familjes së saj ishte në gjendje të rënduar shëndetësore. Kështu, artistja zgjodhi ta ndërpriste aventurën e saj dhe në një reagim të parë në rrjetin social Instagram, ku sqaronte edhe marrjen e arsyes së këtij vendimi, Valbona shkruante:
“Fatkeqesisht rrugetimi im perfundoi ktu. Familja eshte me e rendesishme se nje loje. Motra ime ka nevoje per mua pasi eshte e shtruar ne spital ne gjendje te rende shendetesore. Me ngelet te them nga zemra faleminderit per te gjithe suportin qe m’keni dhene. Ishte eksperienca me e bukur e jetes sime. Fitofte me i miri. Mirenjohje pa mase ju dhe @bigbrotheralb_vip”
Gjithsesi ky reagim qëndroi për pak kohë në profilin e këngëtares dhe sërish papritur u fshi, ndërsa ditën e sotme ajo ka bërë një tjetër deklaratë, kësaj radhe drejtuar banorëve të tjerë të reality show-t. Bashkangjitur me një video ku shfaqen konkurentët e programit teksa përshëndesin Valbonën pas largimit, ajo i falenderon dhe shprehet se eksperienca në shtëpinë më të ndjekur në Shqipëri ishte shumë e bukur, edhe pasi e ndau me personat që gjendeshin aty. Sigurisht, nuk heziton të thotë edhe që e ka marrë malli, edhe pse aty brenda u bë më shumë se njëherë gati të dilte për shkak të tyre.




