Gisele Bundchen ka qenë modelja më e paguar në botë dhe duket se do të vazhdojë të mbyllë marrëveshje me shuma të pallogaritshme.
42-vjeçarja fitoi 2 milionë dollarë vetëm për të marrë pjesë në karnavalin në Rio de Zhaneiro!
Vendimi i saj për t’u ndarë me Tom Brady pasoi rikthimin e saj dinamik në reklama. Me rastin e ngjarjeve të karnavaleve, Gisele “rindez” marrëdhëniet me një partner të vjetër, birrën “Brahma” që i shtoi disa milionë pasuri.
Modelja kishte një dhomë VIP dhe disa kabina në karnavalin me famë botërore të Sapucaí, në të cilin tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me pamjen e saj. Është karakteristike se ndryshe nga personazhet e tjerë të famshëm që bien dakord herë pas here për njëfarë bashkëpunimi me markën specifike, bukuroshja braziliane vendosi kushtet e saj për të marrë pjesë në event.

Sipas një raporti të publikuar nga Globo, menjëherë pas paraqitjes së Gisele, kompania dyshohet se e ka bindur modelen që të shfaqej duke veshur një bluzë të zezë me markën e saj.
Gisele refuzoi të pinte birrë, por pranoi të merrte pjesë në event për vetëm 3 orë, duke fituar një shumë marramendëse.
Marka vendosi t’i paguajë Gisele 2 milionë dollarë për të qenë në dhomën VIP me këtë bluzë të zezë. Kjo ishte gjithçka që duhej të bënte për të marrë 11,000 dollarë në minutë.



