Vëllai i madh ka njoftuar banorët e “BBVIP” se ka një surprizë të veçantë për Tanin.
Por që kjo surprizë të zbulohet, banorët duhet të kalojnë një sfidë, të flenë të gjithë jashtë.
Nëse ata nuk do pranonin, Tani nuk do e mësonte se çfarë fshihet pas surprizës që i kanë bërë për të. Por banorët kanë pranuar dhe menjëherë kanë nisur përgatitjet për të fjetur jashtë në oborr duke marrë dyshekë e jorganë.



