Atdhe Xharavina u bë i njohur për publikun shqiptar nga edicioni i dytë i emisionit të famshëm ‘Përputhen’. Këtë vit ai mori pjesë edhe ne një tjetër reality shoë. Bëhet fjalë për “Big Brother VIP Kosova” ku qëndroi për pak javë dhe menjëherë nisi një romancë me Xhulin.
Mirëpo, kjo lidhje zgjati shumë pak pasi Atdheu i ka dhënë fund live gjatë emisionit. Dhe shkak për këtë vendim të tij është bërë një lidhje e lënë përgjysmë jashtë e Xhulit.
Tani që ai është jashtë shtëpisë, Atdheu nuk e ka kursyer mbështetjen e tij për Xhulin, çfarë ka sjellë shumë pikëpyetje për vijmësinë e marrëdhënies së tyre.
Në një pyetësor në instagram ai u përgjigjet disa pyetjeve nga ndjekësit, ku shpreh që mamaja e tij do të ishte e lumtur për këtë marrëdhënie, por sipas tij është akoma herët për të folur me siguri.
A mendon se Xhuli do të fitojë?
Rrugëtimi im ka filluar me Xhulin aty edhe i qëndroj deri në fund, pa marrë parasysh si do të jetë situata mes nesh. Normal që kam qejf që ta fitojë Xhuli

Mendon se do të përshtatesh me karakterin e Xhulit?
Unë mendoj që është karakter i fortë përderisa ja ka dalë deri këtu ku është, ka duruar gjëra që unë, ti dhe shuë të tjerë nuk do i duronin edhe besoj që po. Tani jetën jashtë nuk ia dimë njëri-tjetrit se cilat janë qëllimet tona, çfarë vizioni kemi, prandaj nuk dua të flas para kohe.

A e përkrah mamaja jote lidhjen tënde me Xhulin?
Sherri gjithmonë do jetë e lumtur kur unë jam i lumtur.

Pse ke ndryshuar mendim?
E kam marrë atë vendim edhe i qëndrova deri në fund, por jeni duke e perceptuar gabim, sepse as nuk kemi qenë të martuar, as në lidhje, thjesht ndodhi çdo gjë shumë shpejt. I kemi dhënë premtim njëri-tjetrit që do takohemi jashtë. Sa për në shtëpi, do i qëndroja vendimit tim deri në fund, duke marrë parasysh edhe lojën e Xhulit, që filloi duke i rënë performanca aty brenda.



