Saturday, February 21, 2026
spot_img

Latest Posts

Selena Gomez mbyll rrjetet sociale, shkak ‘drama’ me Hailey Bieber

Selena Gomez ka myllur të gjitha rrjetet e saj sociale pas një ‘drame’ të TikTok në lidhje me gruan e ish të dashurit të saj Justin Bieber, Hailey Bieber.

Të enjten, Gomez foli gjatë një ‘Live’ në TikTok ku njoftoi fansat e saj se ajo do të “bëjë një pauzë” dhe do të largohet nga mediat sociale.

“Do të marr një pushim nga mediat sociale, sepse kjo është pak marrëzi. Unë jam 30 vjeç dhe jam shumë e vjetër për këtë. Ju dua shumë dhe do të shihemi shumë shpejt “tha ajo. “Unë thjesht do të bëj një pushim nga gjithçka.”

Vendimi i saj për t’u larguar krejtësisht nga TikTok dhe rrjetet sociale vjen pasi Gomez e gjeti veten në mes të një konflikti me Hailey.

Hailey Bieber dhe Kylie Jenner morën vëmendje të martën kur kjo e fundit postoi një screenshot nga një telefonatë në FaceTime me Hailey duke ngritur vetullat e tyre. Postimi erdhi disa orë pasi Gomez u tha ndjekësve të saj në TikTok se ajo “i leu shumë vetullat” dhe shtoi: “Do të doja të isha po aq e bukur sa Bella Hadid“.

Përdoruesit e TikTok-ut, akuzuan Bieber dhe Jenner se po talleshin me videon e Gomez në postimin e tyre.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X